-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bota në prag të Luftës III Botërore? DEL NË DRITË RAPORTI SEKRET: Putin kërkon të pushtojë Evropën, ushtria gjermane më gatishmëri!

Kryesoret

Një pushtim rus i Evropës është “më i mundshëm se kurrë” dhe Gjermania mund të zhduket nga harta në çdo moment ka paralajmëruar një raport sekret i zbuluar së fundmi.

Ushtria e lartë në Gjermani i ka kërkuar vendit që të përgatitet për një luftë të afërt me Rusinë, mes frikës se lufta në Ukrainë do të përshkallëzohet në një konflikt global me NATO-n.

Në dokumentet konfidenciale të zbuluara në botimin gjerman Der Spiegel, një nga gjeneralët më të lartë të vendit Eberhard Zorn urdhëroi ushtrinë e vendit të vendosej në një bazë lufte përballë kërcënimeve “ekzistente”.

Dokumenti politik prej 68 faqesh i prodhuar në fund të shtatorit titullohet “Udhëzimet Operacionale për Forcat e Armatosura”.

Në të, gjenerali Zorn bëri thirrje për rinovimin e plotë të ushtrisë gjermane dhe për t’u përgatitur për luftë.

“Sulmet ndaj Gjermanisë potencialisht mund të ndodhin pa paralajmërim dhe me dëme të mëdha, ndoshta edhe ekzistenciale”, shkroi ai.

Forcat e armatosura të Gjermanisë, të njohura si Bundeswehr, kanë 183,638 personel aktiv që nga shkurti i këtij viti, dhe 949,000 personel rezervë.

Ndërsa ushtria ruse raportohet se përfshin rreth një milion trupa aktive dhe deri në dy milionë personel rezervë.

Megjithëse ushtria moderne gjermane është përfshirë në konflikte të huaja si Afganistani, Zorn i bën thirrje Bundeswehr-it që të përgatitet “për një luftë të detyruar” në territorin e vet.

Ai paralajmëroi se një luftë në një vend anëtar të NATO-s në Evropën Lindore “është bërë përsëri më e mundshme”. Ai i bëri thirrje Gjermanisë të luajë një rol udhëheqës në mbrojtjen e kontinentit. Gjithashtu të krijojë një forca të armatosur më “të fuqishme”.

“Mbrojtja e Aleancës, do të dominojë veprimin ushtarak të Gjermanisë”, tha ai.

Kjo do të shënonte një ndryshim drastik në politikën moderne ushtarake të Gjermanisë, e cila që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore është fokusuar në mbajtjen e një ushtrie të vogël, ndërkohë që ka baza ushtarake të huaja në tokën e saj.

Lëvizja vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi një “pikë kthese” në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Scholz pranoi se “lufta në Evropë është përsëri një realitet”. Ai gjithashtu premtoi 100 miliardë euro (87 miliardë £) për të forcuar  ushtrinë e vendit.

“Nëse nuk veprojmë shpejt asnjë ushtri nuk do të lëvizë në Evropë.”

U njoftua se Bundeswehr do të blinte 53 avionë transportues Airbus A400M. Gjithashtu, avionë luftarakë Eurofighter Typhoon dhe disa mjete ajrore pa pilot.

Ajo gjithashtu do të prokurojë helikopterë shtesë NH90, 579 automjete luftarake këmbësorie Puma. Të paktën 503 automjete luftarake të blinduara me shumë funksione Boxer. Gjithashtu edhe anije të reja luftarake dhe nëndetëse ushtarake.

Gjermania po kërkon gjithashtu të sjellë në shtëpi shumicën e trupave të saj nga Mali. Aty ku ata u vendosën si pjesë e një misioni stabilizues të OKB-së. Si pjesë e Bundeswehr-it të riorganizuar të përcaktuar në dokumentet e zbuluara.

‘Në rast të agresionit rus në kufirin lindor të NATO-s, Gjermanisë do t’i duhej të siguronte “forca luftarake”. Dhe nuk mund të priste mbështetjen nga SHBA’, thotë gazeta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit