-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gigi Hadid nuk ishte e ftuar në ditëlindjen e DiCaprio-s?

Kryesoret

Leonardo DiCaprio së fundmi ka festuar ditëlindjen e tij të 48-të me një organizim madhështor siç atij i takon. Gjithçka e menduar në detaj, ku nuk munguan edhe emrat më të njohur të industrisë kinematografike.

Tobey Maguire, Bradley Cooper, Kate Hudson, Adrien Brody, Casey Affleck, Rami Malek, Ashton Kutcher, Mick Jagger, Jamie Foxx dhe LeBron James, ishin vetëm disa nga yjet që iu bashkuan DiCaprios në festën e tij.

Mirëpo aq sa prezenca e tyre, bëri përshtypje edhe mosprezenca e Gigi Hadid. Dyshja prej muajsh po frekuentohen me njëri-tjetrin, madje Leo fluturoi deri në Paris për ta shoqëruar modelen në javën e modës disa kohë më parë.

Mirëpo, në ditën e tij më të veçantë, për habinë e të gjithëve, Gigi mungoi.

Kujtojmë që në fillim të muajit shtator u përfol se Leo i kishte hedhur “sytë tek Gigi” që pas ndarjes nga Camila Morrone në fillim të verës.
Interesimi i Leonardo DiCaprio-s për Gigi Hadid erdhi vetëm disa javë pasi u konfirmua ndarja mes mes aktorit dhe modeles Camila Morrone pas katër vitesh lidhje.

Hadid, nga ana tjetër, më parë pati një marrëdhënie afatgjatë me Zayn Malik . Dyshja u takuan dhe u ndanë pas disa vitesh lidhje në tetor 2021. Dyshja gjithashtu kanë dhe një vajzë 2-vjeçare të quajtur Khai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit