Një hetim i nisur prej më shumë se një viti nga policia italiane ka shkatërruar bandën shqiptaro-marokene që furnizonin Italinë me heroinë.
Nga hetimet është zbuluar se bëhej fjalë për një bandë të mirë organizuar, e cila sillte heroin nga Shqipëria dhe Turqia, e cila më pas shitej në Itali. Nga ky operacion janë arrestuar 17 persona.
Pikën kryesore e kishin në viale Umbria, ku mbanin punëtorët në një apartament që shërbente si laborator për përpunimin dhe përgatitjen e heroinës para se të shitej. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 25 kilogramë heroinë, 33 kg hashash, 134 gramë kokainë dhe gati 200 mijë euro cash.
Së fundmi, dy shqiptarët rezultuan se drejtonin dhe një grup prostitucioni.