Pas deklarimit të kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borell, se situata në Veri është në prag të shpërthimit, ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.
Ai deklaroi për TV Una në Serbi se “është e rëndësishme që të mos ketë incidente, por nuk e përjashtoj mundësinë që ato të ndodhin”.
Daçiq, që shumë kush e konsideron më nacionalist edhe se vetë presidenti i Serbisë, ka pohuar se “nuk ka dyshim se Serbia do të mbrojë interesin e saj kombëtar, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj”, kur ka folur për konfliktin eventual.
“Serbia nuk do të heqë dorë nga e drejta për të luftuar për Kosovën”, shtoi ish-kryeministri serb.
“Ne duam dialog dhe po kërkojmë zgjidhje, por jo çdo propozim duhet të pranohet”, vazhdoi deklarimin Daçiç, duke u thënë serbëve në Kosovë që shteti serb do të jetë me ta dhe se “nuk do të jetë aq e lehtë që njësitë speciale të Kosovës të dalin në veri për të mbledhur gjoba për targa”.