-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia fut në “rrjetë” motorët e picave në Tiranë! Rregullat e reja

Kryesoret

Policia e Tiranës ka miratuar një plan masash kontrolli për drejtuesit e motorëve që ofrojnë shërbime shpërndarjeje duke filluar nga picat, etj. Policia kërkon leje drejtimi, dokumentet e tjera të nevojshme dhe jelek fosforeshent natën. Mbrëmjen e djeshme kanë rënë në “rrjetë” motorët e parë.

“Duke marrë shkas nga ankesat e qytetarëve, për shkeljet që kryejnë drejtuesit e motomjeteve, kryesisht ata që ofrojnë shërbime shpërndarjeje, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, nga strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë është miratuar një plan masash i dedikuar, prej disa ditësh, vetëm për kontrollin e motomjeteve.

Përveç dokumenteve të nevojshme dhe sjelljes së drejtuesve të motomjeteve, në raport me rregullat e qarkullimit në rrugë, është ushtruar kontroll për sistemet e tjera të nevojshme, përfshirë edhe pajisjet e nevojshme për dallueshmërinë e kësaj kategorie mjetesh, gjatë qarkullimit në kushtet e erresirës.

Në këtë kuadër, nga kontrollet parandaluese të ushtruara në funksion të planit të masave, janë verifikuar dhe proceduar 325 drejtues motomjetesh, nga të cilët:

  • 10 drejtues motomjetesh të modifikuara, të cilët ishin të papajisur me leje drejtimi;
  • 32 drejtues motomjetesh, për mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim;
  • 283 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit