-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA sanksionon njerëzit dhe organizatat që furnizuan Rusinë me armë

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj një rrjeti subjektesh dhe individësh, për të cilët thotë se ishin të përfshirë në furnizimin e Rusisë me teknologji ushtarake, të cilat përdoren në luftën e saj kundër Ukrainës.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha në një deklaratë, më 14 nëntor, se pjesë e këtyre sanksioneve është një rrjet transnacional që i mundësoi Rusisë furnizimin me armë.

Në total janë sanksionuar 14 individë dhe 28 organizata apo subjekte, si dhe janë identifikuar tetë avionë si pronë e bllokuar.

Uashingtoni ka vënë sanksione edhe ndaj firmave të mëdha industriale ushtarake në Rusi, dhe ka bërë lëvizje për të ndërprerë eksportet e komponentëve të prodhuar nga Amerika dhe teknologjive amerikane që janë përdorur në disa nga pajisjet ushtarake të Rusisë.

Kjo e ka shtyrë Kremlinin të kërkojë furnizues të tjerë ushtarakë si Irani, i cili ka furnizuar Moskën me dronë, që thuhet se janë pjesë e breshërisë së sulmeve ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërpresin zinxhirët e furnizimit ushtarak të Kremlinit dhe t’i mohojnë Rusisë pajisjet dhe teknologjinë që i nevojiten për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës”, tha sekretarja e Thesarit amerikan, Janet Yellen.

“Veprimet e sotme demonstrojnë përkushtimin e palëkundur të Thesarit për të vënë në shënjestër njerëzit në mbarë botën që ndihmojnë përpjekjet e Putinit dhe elitat mike që financojnë regjimin e tij. Së bashku me koalicionin tonë të gjerë të partnerëve, ne do të vazhdojmë të përdorim sanksionet tona dhe kontrollet e eksportit për të dobësuar ushtrinë ruse në fushëbetejë”, tha ajo./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit