Në këto momente, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po zhvillon punimet Komisioni për Çështjet Ligjore, në të cilën po diskutohet për projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development l.l.c, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.
Por, ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se asnjë prej televizioneve informative nuk e jep LIVE dhe kanë ndërprerë transmetimin e këtij komisioni, duke ‘preferuar’ të ja[in një intervistë të Shoqatës së Botuesve.
Kjo mbledhje e pasdites së sotme është shoqëruar me debate të shumta, protagonist i të cilave ka qenë deputeti i PD, Gazment Bardhi, i cili kërkoi shpjegime për përjashtimet nga taksat, ndërsa gjatë debatit iu drejtua mazhorancës duke i thënë se “ju jeni mësuar të jetoni në rezidenca”.