-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE në pritje të përgjigjes së Prishtinës rreth propozimit të ri për targat serbe

Kryesoret

Bashkimi Evropian është në pritje të përgjigjes së Kosovës për një propozim lidhur me çështjen e targave serbe, që gjatë ditës së martë i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, ia ka prezantuar kryenegociatorit të Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, gjatë takimit të tyre në Bruksel.

Kështu kanë thënë për Radion Evropa e Lirë burimet diplomatike në BE, por pa dhënë detaje për propozimin në fjalë.

Burimet kanë konfirmuar se fjala është për propozimin për të zgjidhur urgjentisht çështjen e zbatimit të vendimit për ndërrimin e targave ilegale të Serbisë, në mënyrë që të shmangen tensionet në veri të Kosovës.

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, tha më 16 nëntor në Prishtinë se “ka elemente që i kemi diskutuar për mundësinë për dalje nga kriza, por nuk ka dakordim”.

Ai theksoi se nuk e di se çka do të ndodhë më 21 nëntor, sepse “jemi në bisedime”.

Qeveria e Kosovës nga 1 nëntori ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targa RKS, Republika e Kosovës.

Faza e dytë do të zbatohet nga 21 nëntori dhe parasheh gjoba deri në 150 euro për të gjithë shoferët e automjeteve me targa ilegale serbe.

Qeveria e Kosovës do që këto automjete të riregjistrohen me targa të Republikës së Kosovës, RKS, por Serbia kundërshton, duke këmbëngur në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Në rast se pala kosovare jep përgjigje gjatë ditës për këtë propozim, dhe varësisht nga ajo përgjigje, i dërguari i BE-së për dialogun, Lajçak, mund të vizitojë Beogradin për të biseduar edhe me palën nga Serbia./REL

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit