Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ditën e sotme, ku një 11-vjeçare u abuzua seksualisht.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/11/astriti-300x167.png)
I ati tha se e bija për është e traumatizuar dhe e frikësuar dhe se shokun e tij e njihte prej vitesh. Ai tha se Astrit Terollin e njeh prej shumë vitesh dhe nuk kishte vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek ai.
Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë por shumë e frikësuar. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur.- tha i ati.
-Si e morët vesh abuzimin?
Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.
-Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?
E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë./TCH