-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

11 të arrestuar pas protestës së opozitës

Kryesoret

11 persona janë arrestuar për protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.

Numri i të shoqëruarve ka shkuar në 22, ndërsa i të arrestuarve në 11.

Si pasojë e incidenteve, disa përfaqësues të opozitës dhe protestues janë dërguar në spital.

Mes tyre janë ish-kandidati për deputet dhe gazetari Aulon Kalaja, dhe deputetët Luciano Boçi dhe Klevis Balliu, të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Gjithashtu, një efektiv policie ka pësuar çarje në kokë dhe djegie.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha vizitoi të plagosurit në spital. “Dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër ndaj kryengritësve paqësorë nga banditë me uniformë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit