-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Projekti i Portit të Durrësit, Berisha: Nuk është parë vjedhje si kjo

Kryesoret

Kryetari i PD-së Sali Berisha në një konferencë për mediat tha se projekti për Portin e Durrësit është një nga vjedhjet më të mëdha që i është bërë shqiptarëve. Gjithashtu Berisha tha PD do të reagojë me protesta për kundër kësaj proteste.

“Nuk ka njohur toka një vjedhje si kjo.
Ndërtohet për pasunarët dhe qeveritarët Marina Bay, paguajnë shqiptarët sikur të jenë skllevër rreth 2 miliardë për portin tjetër.

Kurse Rama, Olsi dhe Karricët e tyre, sipas asaj që kanë shkruar aty, 60 përqind, se e kanë sekret, 60-përqindëshi nuk mund të jetë kush tjetër përveç Edi Ramës, Olsi Ramës, Bledi Çuçit dhe klanit qeveritar të drogës. Nuk mund të jetë kush tjetër.

Meqenëse Edi Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për kalimin e ligjit për këtë marrëveshje, atëherë edhe ne në mënyrë të rrufeshem të krijojmë komision hetimor parlamentar dhe ta dërgojmë edhe këtë në Gjykatë Kushtetuese.

Duhet të parashikojmë edhe tjetër armë që kemi në dorë, protestat e fuqishme kundër kësaj grabitje të tmerrshme”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit