Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është vendosur në lëvizje pas zbulimit të serës me kanabis në fshatin Kutalli në Berat, ku ishin punësuar mbi 100 gra që paketonin lëndën narkotike.
Agjencia a marrë në pyetje policët pasi ka dyshime se kanë pasur dijeni se në sera përpunohej kanabisi dhe nuk e kanë raportuar aktivitetin kriminal tek drejtuesit e tyre. Në pyetje do të merret i gjithë zinxhiri komandues i policisë së Beratit.
Serat me lëndë narkotike u zbuluan nga policia në datën 10 Nëntor, gjatë operacionit të koduar “Stuhia”.
Policia gjeti dhe sekuestroi brenda këtyre serave 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 871 kilogramë dhe 700 arka të mbushura me kanabis në proces tharje. 11 persona u arrestuan nga policia gjatë aksionit.