-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rruga e re i nxjerr nga shtëpitë, Bërxulla protestë te Rama: Ku të mbytemi?

Kryesoret

Ditën e sotme banorët e Bërxullës kanë protestën para Kryeministrisë pasi preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar dhe nuk kanë marrë ende shpronësimet sipas vlerës së tregut.

Qëndrimi i tyre është i qartë, “dalim vetëm të vdekur nga prona”. Akuzat dhe kërkesat janë për qeverinë që të ndërhyjë.

Në do t‘i qëndrojmë pronës tonë deri në momentin e fundit. Dhe sikur të më japin milionat, nuk e shes shtëpinë se kam derdhur gjak.

I jap dorën Edi Ramës, por jo të na zaptojnë pronën. Kam hapur dhe fabrikë, kam punësuar komshinjtë e mi” tha një banor.

Jam e prekur. Po më merr shtëpinë dhe tokën. Me atë çmim, ku do shkoj, ku do mbytemi neve? Nuk ka ardhur njeri të na thojë për çmim por cfarë kemi dëgjuar. Nuk kemi marrë asgjë” tha një tjetër.

Ai që po bën punimet ka thënë që do merrni shpronësimin e qeverisë dhe do ju jap shtesë 2 milionë lekë. Po kush e jep pronën për 6 milionë lekë?

Kemi shkuar në të gjithë institucionet përkatse dhe na kanë sjellë përgjigje që nuk kanë asnjë njoftim për këtë projekt. Se kuptoj si kanë filluar punimet. Normalisht qeveria është në dijeni se nuk mund të vijnë. Sikur nami të bëhet nuk i lëmë shtëpitë.

Të vijnë të bisedojnë me ne. Preken 50 banesa dhe 30 hektarë në total. Ne do e ngremë zërin tonë, kjo betejë do jetë shumë e fortë.

Me gjak do e mbrojmë. Është djersa e prindërve të mi. Dhe unë e kam derdhur djersën time. Prona është pasuri dhe nuk lëshohet”, u shpreh një tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit