-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi i spiunazhit britanik: Agresioni rus do të zgjasë me vite

Kryesoret

Dëbimi këtë vit i më shumë se 400 personave nga Evropa, të dyshuarve si spiunë të Rusisë, i ka dhënë Moskës “goditjen më të rëndësishme strategjike” gjatë viteve të fundit dhe ka befasuar Vladimir Putinin, tha shefi i agjencisë së spiunazhit britanik.

Në raportin e tij vjetor mbi kërcënimet që i paraqiten Britanisë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Sigurisë (MI5) Ken McCallum përsëriti gjithashtu paralajmërimet mbi përpjekjet kineze për të ndikuar tek ligjvënësit dhe figurat e njohura publike, si dhe përpjekjet e Pekinit për të mbajtur nën vëzhgim dhe kërcënuar diasporën kineze.

Zoti McCallum tha se një numër i madh zyrtarësh rusë ishin dëbuar nga e gjithë bota, mbi 600 nga Evropa, prej të cilëve rreth 400 u cilësuan si spiunë.

“Kjo ka qënë goditja më e rëndësishme strategjike kundër spiunazhit rus gjatë kohëve të fundit në Evropë”, tha ai të mërkurën gjatë një takimi në zyrat qendrore të agjencisë MI5 në Londër. “Së bashku me valën e koordinuar të sanksioneve, këto veprime e kanë zënë në befasi Putinin”.

Britania ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës që nga agresioni rus. Zoti McCallum tha se rëndësia e kësaj mbështetjeje u pasqyrua nga pretendimet absurde të Moskës, se Britania ishte e përfshirë në hedhjen në erë të gazsjellësit Nord Stream në shtator.

“Ajo që ka rëndësi është që Britania e Madhe të jetë e gatshme për agresionin rus që mund të vazhdojë për vite me radhë”, tha ai./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit