-sidi education-spot_img
18.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulme me dronë në Rusi, një i vdekur dhe një i plagosur në Bryansk

Kryesoret

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi me dron të Ukrainës në rajonin e Bryanskut, pranë kufirit mes dy vendeve.

Sipas guvernatorit në detyrë, Igor Kovalchuk, viktima është regjistruar në një fshat kufitar, ndërsa gjatë sulmit forcat ruse pretendojnë se kanë rrëzuar një numër të madh dronësh.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se gjatë së premtes janë rrëzuar gjithsej 185 dronë ukrainas në disa rajone të vendit, përfshirë edhe zona të tjera pranë kryeqytetit.

Në Moskë, autoritetet raportuan se disa dronë janë neutralizuar para se të arrinin në qytet, ndërsa kryebashkiaku Sergei Sobyanin ka paralajmëruar vazhdimisht banorët përmes Telegramit gjatë ditës.

Sipas mediave ruse, vetëm në drejtim të Moskës janë rrëzuar rreth 27 dronë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit