-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jeni plehra”! Cara: Po Rama kë po qeverisë këto 10 vite?

Kryesoret

Kandidati i PD-së, për primaret në Durrës, Igli Cara ka reaguar për situatën me portin e Durrësit.

Ai është shprehur se është e papranueshme që të falësh 3.8 miliardë euro, në këmbim të pothuaj asgjëje.

Reagimi i Igli Carës

Zot fale se nuk di se çfarë thotë!

Reagimi i Ramës, në rastin më të mirë është për të ardhur keq!

Rama, që vetë firmos dhe vetë vulos pranon faktin që jemi në plehra, duke harruar që është prej rreth 10 vitesh në krye të qeverisë.

Të falësh 3.8 miliardë euro, në këmbim të pothuaj asgjëje, nuk eshtë të qëndrosh në plehra!

Durrsakët kanë treguar ndër vite, që nuk e hanë sapunin për djathë!

Ky qytet ka histori, emocion, trashëgimni, vlera të pamatshme dhe të patjetërsueshme, ndaj nuk e di me çfarë kandari e ke peshuar?!

Për ata, që e duan dhe e jetojnë këtë qytet, Durrësi nuk ka vetëm vlerë parash dhe kullash!

Të mendosh që mburret si durrsak dhe që përfaqëson Durrësin në Parlament!!!

Shtëpia jote nuk ka çmim, me të as bëhet tregti dhe as shitet lirë!

Porti i Durrësit është i durrsakëve dhe i shqiptarëve!

O me portin në shtëpi, o larg Durrësit me gjithë qeveri!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit