Një rast i paprecedentë dhune është shënuar në Bulqizë. Një 59-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar nusen e djalit.
Policia ka sqaruar se materialet për këtë rast i kanë kaluar prokurorisë për hetim të mëtejshëm.
“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë u arrestua shtetasi E. M., 59 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij,” ka bërë me dije policia.