Egli Bala ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar rreth 10 kg kanabis drejt Greqisë.
Ai kishte fshehur 16 pako me kanabis në dy gomat rezervë të mjet tip Benz me të cilin po udhëtonte.
“E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.
Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, ka kryer ambalazhimin dhe fshehjen e 16 pakove me peshë 9.2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në dy gomat rezervë të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës,” ka njoftuar policia.
Related