-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-“Po na mbyllni gojën për Xhaçkën”! Alibeaj i “sulet” edhe grupit të Berishës

Kryesoret

Shumica në Kuvend në nisje të seancës nuk pranoi kërkesën e shtatë deputetëve të opozitës për të bërë debat gjatë seancës së sotme lidhur me kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka. Ermonela Felaj e rrëzoi me argumentin se tradita parlamentare nuk e lejon diçka të tillë.

“Kërkesa e 7 deputetëve për mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk qëndron. Në rendin e ditës së seancës së sotme është miratimi i dy raporteve të dy relatorëve. Në asnjë rast sipas rregullores nuk ka pasur debat për çështje të tilla. Kërkesa për zhvillimin e debatit nuk do të pranohet”, tha Felaj.

Por opozita e kundërshtoi me forcë përmes Albana Vokshit dhe Enkelejd Alibeajt. “Ajo që po tentoni të bëni, është që po tentoni ti mbyllni gojën opozitës. Nuk i referohem kësaj seance, por dhe seancave të tjera, na kemi hequr të drejtën e fjalës ne deputetëve, grupeve të interesit.

Nuk është parë ndonjëherë që mos të jepet fjala. Ju shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren. Këtu po mbroni ministrat tuaj që po rrëmbejnë pronat” tha Vokshi. “Kërkohet debat dhe jo duke mbyllur gojën e opozitës” tha Alibeaj.

Në fund të fjalës, Alibeaj kishte një përgjigje edhe për deputetët e grupit të Berishës. “Kushdo që përdor këtu fjalë të lidhur me Ramën, të shitur te Rama, t’i tërheqin sepse është turpi i tyre” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit