-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse u sulmua kameramani dhe qytetari në veri të Kosovës?

Kryesoret

Një kameraman shqiptar dhe një qytetar tjetër është sulmuar sot në Mitrovicë të Veriut.

Sulmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Ai ka thënë se rasti po hetohet dhe deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.

Më herët, mediumi Insajderi.org, ka njoftuar se kameramani i quajtur, Jetmir Muji është ai që është sulmuar sot.

Në lajmin që është publikuar në Insajderi thuhet se: “Muji është sulmuar nga bandat serbe në veri derisa ishte duke xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës”.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje zyrtare në lidhje me ngjarjen nga Policia e Kosovës apo institucione të tjera.

Ndërkohë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj sulmit duke e dënuar ashpër atë.

“(AGK) e fton Policinë e Kosovës, që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës”, thuhet në njoftimin e AGK-së./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit