Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, ka përgëzuar presidentin e Turqisë Erdoganin për marrëveshjen e grurit.
“Kjo linjë e rëndësishme e furnizimit me ushqime mbetet jetike për botën. Unë e përgëzoj Turqinë, Presidentin Erdogan & @antonioguterres për angazhimin e tyre të fortë të vazhdueshëm. Diplomacia është gjithmonë mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhje,” ka shkruar Rama.
Marrëveshja e negociuar nga Turqia bëri të mundur shtyrjen me 120 ditë të eksporteve të grurit nga deti i Zi. Moska nga ana tjetër ka rezervat e saja, pasi nuk i janë plotësuar të gjitha kërkesat.