-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në Itali/ Qëlloi me armë zjarri gruan marokene dhe më pas veten, ja kush është shqiptari që humbi jetën!

Kryesoret

Një tragjedi ndodhi mbrëmjen  e djeshme në Bari, Itali ku një shqiptar, Oltjon Sallaku qëlloi me armë zjarri gruan e tij, Lamia Elamri, 18-vjeç dhe më pas vrau veten. Elamri aktualisht ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

18-vjeçarja marokene u qëllua me armë zjarri në gjoks dhe pas kryerjes së këtij krimi të rëndë, Sallaku qëlloi më pas veten në kokë. Sipas asaj që mësohet, tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Martin Luther King” në Cassano delle Murge dhe mësohet se ka ardhur pas një konflikti mes tyre.

Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, gati 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen nga nëna. Oltjoni punonte si shtrues pllakash në Bari dhe cilësohet nga të gjithë si një djalë i mirë. Një mik i tij tregon se e ka takuar pak para krimit të rëndë dhe dukej i qetë, madje kanë bërë dhe shaka.

Çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Dhe pse ai që përshkruhet si një djalë i mirë kishte një armë? Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje. Puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit