Edi Rama, shefi i sotëm i qeverisë, sido që të jetë e nesërmja, do të mbahet mend si njeriu që i fitoi zgjedhjet bashkiake të Tiranës sa herë që i deshi qejfi, edhe kur kishte kundër të gjitha forcat e tjera politike dhe jo të pakët brenda strukturës së tij partiake. Do të mbahet mend si lideri i shumicës që fitoi tri herë radhazi zgjedhjet parlamentare dhe , si tregojnë gjërat, po bëhet gati që të fitojë edhe të katërtat. Do të jetë ne kujtesë si njeriu që në plu ralizëm kishte shansin të qeverisë të gjitha pushtetet dhe të luajë me qeverisjen si në një fushë basketbolli, kur para tij nuk ka asnjë kundërshtar. Edhe ai që ishte në sesinë presidenciale , me gjithë bubullimat që lëshonte, nuk ishte asgjë tjetër , veçse kundërshtari që, duke sjellë marrëzinë në politikë, e bëri shefin e qeverisë edhe më të besueshëm. Por ka gjithnjë përtej saj. Protesta e së shtunës, sado të përpiqet të minimizohet, në fakt është kambana e parë e madhe në qeverisjen e tretë të tij.
Ajo që ndodhi me pedagogët e Universiteteve shtetërore nuk ishte fillesa e një përplasje masive, ishte vetëm krisma që dëshmonte se gjërat duhen ndryshuar, dhe këtë mund ta bëjë vetëm shefi i qeverisë. Protesta, edhe nëse do të ishin shumë më pak se aq njerëz, edhe nëse nuk do të kishte në kreun e saj dy figura politike që, edhe sikur të kenë ndryshuar, është e vështirë të besohen, përsëri ka sjellë mesazhet e qarta të saj, që, ose duhen lexuar si duhet, dhe të ndryshojnë gjërat, ose vendi do të ketë jo vetëm një dimër të ashpër klimaterik. Është koha e fundit për të ditur këtë dhe ai, kryeministri, duhet ta dijë. Tani nuk bëjnë më punë debatet parlamen tare, sherrnaja pa fund, as batutat që nuk të ngjallin më shpresë dhe, në fund të fundit , as udhëtimet e shpeshta dhe përqafimet me liderë të njohur perëndimorë. Asnjëri prej tyre nuk do vijë të ndryshojë gjendjen dhe, tashmë është provuar se diplomacia ndërkombëtare, me aq dëshirë sa të përqafon, po aq shpejt të kthen edhe shpinën.
Edi Rama ka përballë vetes dhe qeverisjes së tij jo njerëz të frustuar dhe të pasionuar pas Sali Berishës, ashtu si ka edhe të tillë. Ai ka një masë njerëzore që ende nuk është bërë shumica, por që mund të bëhet e tillë, nëse kambanat që po bien nuk dëgjohen, apo, edhe më keq, nëse injorohen, si ka ndodhur disa herë. Luksi i qeverisjes mbaron një ditë dhe kjo ditë ka kohë që ka ardhur. Bile, po shkon. Njerëzit që ishin në protestë, dhe unë njoh shumë prej tyre, nuk ishin nga qejfi i opozitës, megjithëse u rreshtuan nën flamurin e saj. Opozita atë punë ka, të protestojë, të sjellë fakte për korrupsionin, të dëshmojë të vërteta që janë fshehur. Fati i këtë gjendje. Një qeveri e përgjegjshme ndjen çastin kur dhimbja do të kthehet në revoltë dhe nuk bëhet masha e oligarkisë për të nxjerrë gështenjat nga zjarri. Jo të gjithë ata që kanë dalë në rrugë dhe protestojnë janë njerëz të frustuar apo “ derra” të kënaqur. Jo të gjithë ata kanë BMW x 5 apo dalin në rrugë se nuk e duan qeverinë. Që opozita , edhe kur përbetohet se, nuk ka futur duart në protestë, nuk do e shfrytëzonte këtë rast, atëherë do të ishte budallaqe, dhe, duhet thënë se, opozitën e kemi të shpartalluar, por dorën e protestave e njeh mirë dhe është aty. Ajo, opozita, është aty kur rrugët bllo kohen dhe do të kërkojë bllokimin e gjithë rrugëve të këtij vendi, pasi ende është në mentalitetin e dhunës si forcë dhe ardhjes në pushtet përmes së keqes. Kjo ka qenë dhe do të jetë, edhe për shumë kohë, puna e saj.
Ndaj është opozitë dhe , si duket, do të ngelë aty edhe në shumë kohë të tjera. Por, ndryshe nga ajo, qeveria ka shi kim tjetër e duhet ta ketë. Është e lehtë të denatyrosh protestën përmes cinizmit pushtetar, apo, edhe më tej, ta shpërfillësh atë. Fakti i zerimit të taksës mbi pagat deri në 40 mijë dhe përgjysmimi i saj mbi pa gat deri në 50 mijë lekë , nga muaji prill, tregoi se qeveria e di se protesta, si mjet i ligjshëm, mund të sjellë pasoja të tjera dhe, nëse nuk e bëri me hir, që në ditën e parë të luftës, e bëri me pahir nga protestat, që nesër mund ta detyrojnë të bëjë lëshime të tjera, qoftë edhe të përkohshme, të cilat janë bërë të domosdoshme. Paketa e rezistencës sociale, emër i bukur, kërkon ndërhyrjet më të thekura të qeverisë, pasi efektet e krizës ndërkombë tare sapo kanë filluar dhe do të ndjehen më shumë në të ardhmen. Ne vërtet kemi një opozitë që , si askush në botë proteston për gjithçka, për turpin e Zotit – thotë shefi ynë i qeverisë, por duhet të kemi edhe një qeveri të pyesë, përse tani, në këtë periudhë, ndryshe nga sa ndodh në vendet e tjera, njerëzit protestojnë? Vërtet është vetëm faji i tyre? Vërtet në vende të tjera oligarkët kanë kaq fuqi madhore që, befas, pa asnjë ndalesë, të rritin çmimet si të duan, disa herë brenda ditës, gjithnjë në rritje, deri sa në pak çaste ato bëhen dy a trefish më të larta? Qeveria e përgjegjshme e di se kambanat bien në radhë të parë për të, për kabine tin ministror, ku mendohet se janë njerëz të aftë, me zemër, llogaritës të mirë të halleve të njerëzve. Nëse nuk ndodh kështu, atëherë kambanat do të vazhdojnë të bien e të bien deri kur zemërimi të kthehet në revoltë dhe revoltat nuk janë kurrë të dobishme, për askënd! Edi Ramës është që opozita nuk po sjell ide, nuk ka ende asnjë vizion të saj dhe që në ballë ka dy figura që nuk të ngjallin shpresë, edhe sikur të jesh në fundin e pusit. Opozita është në të drejtën e saj të thërrasë gjithë ditën e gjithë natën, ashtu si është detyrë e qeverisjes të punojë ndryshe gjithë ditën e gjithë natën.
Protesta tregoi se njerëzit nuk do të heshtin dhe mirë bëjnë që nuk heshtin. Tregoi se qeverisja nuk është vetëm Edi Rama dhe dy a tri vetë pranë tij. Tregoi se qeverisja e sotme është më shumë pronë e një njeriu e grupi të pakët rreth tij, se sa qeverisja e socialistëve, pra e një force të majtë. E majta, si thelb, ide dhe vizion po humbet, në mos ka humbur. Kjo duhet të ndryshojë, sa më parë të kuptohet kjo, aq më e qëndrueshme bëhet qeverisja. Kambana e madhe e së shtunës është dëshmia se gjendja sociale është në rënie, një shtresë e ndjeshme e popullsisë po varfërohet, diferenca mes kësaj shtrese dhe oligarkisë në pushtet apo në ekonomi është tashmë e humnershme, por edhe klasa e mesme, ajo që zakonisht përbën edhe ele ktoratin gri, tashmë ka gjendjen e saj të pa qëndrueshme dhe shpresën për ndryshim në rënie. Edi Rama duhet të jetë i shqetësuar , e jo vetëm i shqetësuar, kur në 9 vite të qeverisjes borxhi për frymë është dyfishuar.
Në vitin 2013, borxhi për frymë, sipas INSTAT ka qenë 2237 euro, ndërsa tani është 4.123 euro. Po borxhi i fshehur? Po detyrimet e shtetit në vitet e ardhshme nga PPP-të? Po interesat e pashlyera? Po mbu limi i rritjes së çmimeve për shtresat me gjendje të rënduar financiare? Është krejt e lehtë të gjesh alibinë për largimin e mendjes dhe forcës realizuese të disa brezave drejt perëndimit përmes sloganit se “kështu ka ndodhur gjithnjë” dhe ata një ditë do të kthehen. Shqipëria po kalon njërin ndër largimet më të rënda të saj dhe, ndonëse jo aq e bujshme, mijëra vetë në një ditë, ajo është shpagimi i një politike , tashmë 30 vjeçare, që është pritur të ndreqet nga qeverisja e sotme, ndaj së cilës ka pasur shpresë të pazakontë, sido mos nga të rinjtë. Është shumë e lehtë të pranosh largimin si gjë të zakonshme, por, nëse vihesh në një çast në rolin e prindërve që i nisin fëmijët e tyre drejt së panjohurës, që mund t’u kushtojë edhe jetën, atëherë mund të kup tosh e ndjesh më mirë tragjedinë e ndod hur, e cila duhet ndalur, dhe duhet ndalur me polikë nxitëse, rritje të vëmendjes dhe përcaktimit të rrugëve drejt asaj që i josh njerëzit të qëndrojnë këtu, të besojnë se mund të jetohet në këtë vend. Shqipëria, për fat të keq, sot është parajsë e një grupi të caktuar njerëzish, që, ose janë të lidhur me pushtetin, ose bëjnë pjesë në oligarkinë e rreptë financiare. Për shumë të tjerë rrethi po ngushtohet. Ne kemi një klasë para politike, e pa mend për të mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe e pa ndëshkuar nga ajo që ka bërë. Premtimi i shumicës qeverisëse se ndëshkimi do të jetë primari i politikës së saj është harruar. Liderë politikë të opoz itës, të cilët prej kohe duhet të ishin përzënë nga politika dhe të ishin të akuzuar për çfarë kanë bërë dhe terrin që kanë lënë pas, pasurinë marramendëse dhe nxitjen e urrejtjes mes jugut dhe veriut, për shkelmimin e çdo lloj ligjësie dhe krime të drejt për drejta, janë ende aty, në nxitjen e së keqes, por , hapësira që iu është lënë ka ardhur edhe nga qeverisja, nga mendësia e pritjes dhe e vazhdimit të së keqes. Kambana që bie sot duhet dëgjuar. Nuk bëhet qameti nëse një ditë Edi Rama nuk do të jetë më shefi i qeverisë. Shumë kanë ardhur e kanë shkuar para tij.
E keqja e madhe është ciklimi i kësaj klase politike, të njëjtët deri në mërzi, po ata deri në krim, të pa ndryshuar deri në neveri dhe anti kombëtarë deri në tradhti. Pranë shtëpisë sime në Shkodër është një njësi postare, ku shpërndahen edhe pensionet. Në ditë të caktuara, shumë para kohe, dhjetëra të moshuar presin në radhë, pastaj i shoh tek numërojnë të hollat me duar që dridhen. Nuk është letërsi kjo, është dhimbje. Nga zyrat ministrore nuk ndjehet kjo, por në rrugët e qyteteve është tepër e pran ishme. Pyetja është e qartë: çfarë do të bëjë qeveria? Një ditë dolën njerëzit në rrugë dhe oligarkët naftë sjellës e naftë shitës ulën çmimet me 40 apo 60 lekë. Po qeveria ku ishte? Vërtet ka ndonjë funksionar të lartë që ende nuk e di se shteti është rregullator i tregut dhe jo si ajo që gjithë “ dituri” shpërvjel mëngët dhe thotë se qeveria nuk ndërhyn në çmimet e tregut. Nga vjen ajo? Po sikur, kjo oligarki, që na qenka jashtë kontrollit të shtetit , të vendosë çmimin e naftës mbi çdo tavan tjetër, çfarë do të bëjë qeveria? Problemi thelbësor është në përgjegjës inë dhe përgjegjshmërinë e qeverisë. Është thelbësore që, në çdo çast, qeveria dhe shefi i saj të jenë të përgjegjshëm dhe jo “ garibë” të pushtetit, se nga këto të fundit kishim mjaft, edhe kur dukej si liberal, edhe kur të vriste, edhe kur zihej me bllok në duar. Vërtet kryeministri ynë është i gjatë dhe nuk “ i fut” duart dot në xhepat e të tjerëve, por, këto “ të tjerët, janë “ të shkurtër” dhe, po të duan ata e po të mos shikojë kryemi nistri i gjatë, i futin vetë në xhepat e tij. Në mos te ai, te shefat rreth e rrotull tij, se, po të mos kishin qenë kaq të sigurte se qeve ria hesht ,kur ata vjedhin, nuk do të kishim këtë gjendje.
Një qeveri e përgjegjshme ndjen çastin kur dhimbja do të kthehet në revoltë dhe nuk bëhet masha e oligarkisë për të nxjerrë gështenjat nga zjarri. Jo të gjithë ata që kanë dalë në rrugë dhe protestojnë janë njerëz të frustuar apo “ derra” të kënaqur. Jo të gjithë ata kanë BMW x 5 apo dalin në rrugë se nuk e duan qeverinë. Që opozita , edhe kur përbetohet se, nuk ka futur duart në protestë, nuk do e shfrytëzonte këtë rast, atëherë do të ishte budallaqe, dhe, duhet thënë se, opozitën e kemi të shpartalluar, por dorën e protestave e njeh mirë dhe është aty. Ajo, opozita, është aty kur rrugët bllokohen dhe do të kërkojë bllokimin e gjithë rrugëve të këtij vendi, pasi ende është në mentalitetin e dhunës si forcë dhe ardhjes në pushtet përmes së keqes. Kjo ka qenë dhe do të jetë, edhe për shumë kohë, puna e saj. Ndaj është opozitë dhe , si duket, do të ngelë aty edhe në shumë kohë të tjera. Por, ndryshe nga ajo, qeveria ka shikim tjetër e duhet ta ketë. Është e lehtë të denatyrosh protestën përmes cinizmit pushtetar, apo, edhe më tej, ta shpërfillësh atë. Fakti i zerimit të taksës mbi pagat deri në 40 mijë dhe përgjysmimi i saj mbi pa gat deri në 50 mijë lekë , nga muaji prill, tregoi se qeveria e di se protesta, si mjet i ligjshëm, mund të sjellë pasoja të tjera dhe, nëse nuk e bëri me hir, që në ditën e parë të luftës, e bëri me pahir nga protestat, që nesër mund ta detyrojnë të bëjë lëshime të tjera, qoftë edhe të përkohshme, të cilat janë bërë të domosdoshme.
Paketa e rezistencës sociale, emër i bukur, kërkon ndërhyrjet më të thekura të qeverisë, pasi efektet e krizës ndërkombë tare sapo kanë filluar dhe do të ndjehen më shumë në të ardhmen. Ne vërtet kemi një opozitë që , si askush në botë proteston për gjithçka, për turpin e Zotit – thotë shefi ynë i qeverisë, por duhet të kemi edhe një qeveri të pyesë, përse tani, në këtë periudhë, ndryshe nga sa ndodh në vendet e tjera, njerëzit protestojnë? Vërtet është vetëm faji i tyre? Vërtet në vende të tjera oligarkët kanë kaq fuqi madhore që, befas, pa asnjë ndalesë, të rritin çmimet si të duan, disa herë brenda ditës, gjithnjë në rritje, deri sa në pak çaste ato bëhen dy a trefish më të larta? Qeveria e përgjegjshme e di se kamba nat bien në radhë të parë për të, për kabinetin ministror, ku mendohet se janë njerëz të aftë, me zemër, llogaritës të mirë të halleve të njerëzve. Nëse nuk ndodh kështu, atëherë kambanat do të vazhdojnë të bien e të bien deri kur zemërimi të kthehet në revoltë dhe revoltat nuk janë kurrë të dobishme, për askënd!