-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Taksë për mushkonjat dhe ajrin”! Deputeti i PD-së: I gjati të heqë dorë nga çmenduria

Kryesoret

Qytetarët e Divjakës protestuan sot duke marshuar nga bashkia drejt parkut kundër traut që vendosi ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Deputeti Saimir Korreshi i kërkoi qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama që të heqin sa më shpejt traun.

Ai tha se pasi bashkia “vendosi taksë mushkonjash, që këtu të çanë mushkonja, se është helikopter, tani po vendosin edhe taksë për ajrin”.

“Kjo protestë nuk ka një fillim dhe një fund. deri sa të përfundojë çmenduria e ministrisë. Pra në realizimin e kësaj kauze të drejtë që kanë banorët. I përshëndes se po bëjnë një protestë të drejtë. Të hysh në një plazh publik, nuk ndodh që të taksohet. Kjo është e vetmja rrugë që ka akses për plazhin publik.

Protesta kundër traut në Divjakë, qytetari: 10 vite në pushtet, Edi çfarë do më?

Edhe pse taksë ka marrë bashkia, tani po merr dhe qeveria. Ka moskordinancë. Është çmenduri e radhës që po ndodh në këtë vend. Duhet të ishin në këtë protestë dhe deputetët e maxhorancës. Shoh këtu banorë që kanë votuar majtas.

Sot që është ditë e premte, duhet ë ishin të gjithë këtu. Në momentin kur është nevoja, që këta qytetarë të kenë nga të gjitha krahët e politikës, për t’i dhënë zgjidhje. Kjo dëmton gjithë qytetarët, Divjakën.

Protestë kundër traut në park! Qytetarët tubim para bashkisë Divjakë

Të gjithë fukarenjtë këtu vinë të bëjnë plazh, nuk ikin dot në Dhërmi. Vijnë ata që s’kanë mundësi të ikin të paguajnë 30 mijë lekë, që të çojnë dy ditë plazh fëmijët dhe në fund të thonë; ishim në plazh.

Me atë gjendje që është plazhi, me mosvënien dorë. Mender halet që ndodhen në plazhet e Divjakës, nuk ja vlen të shkosh, por ajo që të ofron peizazhi është i pallogaritshëm. Do vijojmë deri sa të bëjë mbrapsht qeveria”, tha Koreshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit