-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e inceneratorëve! Gjykata kyç në qeli krahun e djathtë të Dukës

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka lënë sot në burg 5 të dyshuarit për çështjen e inceneratorëve; biznesmenin Arben Dervishaj, Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi dhe Gentian Zifla. Ata akuzohen se janë përfshirë në skemën e mashtrimit me inceneratorin e Fierit.

Avokati i Arben Dervishajt, Sokol Hazizaj u shpreh se “Organi procedural i hetimit nuk ka kryer asnjë akt ekspertimi vlerësues. Ai është këtu nuk i është larguar asnjë lloj hetimi. Ka qenë i pranishëm në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk merrem me fjalë”, tha Hazizaj

Emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhërarreste:
1-Arber Denizi (i arrestuar)
2-Juri Ymeraj
3-Silvester Dreza
4-Gentian Zifla (i arrestuar)
5-Arjola Kodra
6-Enver Sheshi (i arrestuar)
7-Robert Shabani (i arrestuar)
8-Regan Merdani (i arrestuar)
9-Luran Dusha
10-Arben Dervishaj (i arrestuar)
11-Giuseppe Ciaffaglione

Kush është Arben Dervishaj dhe roli te inceneratorët?

Arben Dervishaj është zv.president i Shoqatës së Ndërtuesve dhe numri dy i FSHF-së. Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e tij ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e supervizorit Dervishaj.

Klienti në kërkim për inceneratorët, avokati: Ka ikur jashtë se është sëmurë

Emri i tij doli në skenë në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, administratorja e koncesionit të Tiranës, Arjola Kodra. Administratorja Kodra ka bërë të ditur se firma e “Integrated Energy BV SPV”, ka paguar konsulencën për kompaninë “Ave Consulting” sh.p.k.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit