Rusia akuzoi të premten Ukrainën për ekzekutimin e disa ushtarëve të dorëzuar në atë që Moska tha se përbënte një “krim lufte”.
Pretendimet e Moskës vijnë pasi OKB-ja publikoi këtë javë një raport duke thënë se të burgosurit e luftës nga të dyja palët i ishin nënshtruar torturës dhe keqtrajtimit.
“Askush nuk do të jetë në gjendje të përshkruajë vrasjen e qëllimshme dhe metodike të më shumë se dhjetë ushtarëve rusë të kapur rob… të cilët u qëlluan në kokë, si një “përjashtim tragjik”, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Këshilli rus i të drejtave të njeriut tha se ekzekutimet e supozuara ndodhën në Makiivka, një fshat në rajonin lindor të Luhanskut të Ukrainës, të cilin ushtria ukrainase tha se e kishte rimarrë këtë javë.
“Ne do të kërkojmë një reagim dhe një hetim nga komuniteti ndërkombëtar,” tha kryetari i Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Valeriy Fadeev në mediat sociale./REL