-sidi education-spot_img
32.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fëmija u rikthye në jetë” pas aksidentit, policia: Një viktimë dhe 12 të lënduar

Kryesoret

Policia e Shtetit ka përditësuar të dhënat zyrtare lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin e Qafë Kasharit.

Sipas njoftimit, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 36-vjeçari R. H., banues në Tiranë, ndërsa janë konfirmuar 12 persona të plagosur, prej të cilëve 7 ndodhen në gjendje të rëndë dhe 5 me dëmtime më të lehta.

Policia sqaron se një fëmijë i plagosur rëndë, i cili fillimisht është dërguar pa shenja jete në një spital privat, është reanimuar nga mjekët dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdes intensiv.

Autoritetet theksojnë se paqartësitë në informacionin fillestar janë shkaktuar nga situata e rënduar në vendngjarje dhe transportimi i të lënduarve në disa spitale njëkohësisht.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit