Një 12-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në Venezuelë, pesë ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi zonën e La Guaira-s dhe shkaktoi viktima të shumta.
Operacioni i shpëtimit u krye nga ekipe ndërkombëtare kërkim-shpëtimi, të cilat arritën të lokalizojnë dhe nxjerrin fëmijën në lagjen Macuto, në një nga zonat më të goditura nga lëkundjet.
Autoritetet vijojnë punën në terren, ndërsa bilanci i viktimave dhe të plagosurve mbetet në përditësim.









