Kreu i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi se protesta e radhës do të mbahet në 6 dhjetor ditën kur në Tiranë do të zhvillohet samiti i BE-së, për Ballkanin e Hapur.
Kjo datë ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozitën. Kreu grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është shprehur se Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari.
“Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel kush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes.
Por tradhëtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari. Nuk e ka herën e parë që e bën.
Sali Berisha thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, thërret njerëzit e tij të turpërojnë Shqipërinë.
Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Europën.
A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?!
O vëllezër e motra ky tradhëtar ka thirrë protestë kundër Bashkimit Europian. Ky tradhëtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Europian,” ka shkruar Balla.
Related