Sot PD do të vendosë për protestën e radhës. Por a do të jetë data 6 Dhjetor kur në Shqipëri do të vijnë liderët e BE-së në Samit? Ish-kryeministri Sali Berisha dha indicie që ky mund të jetë skenari.
“Sot është mbledhja e kryesisë dhe unë do të sugjeroj protestën e radhës. Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë për të paraqitur këto problem të tmerrshme që po përballen qytetarët.
Në mënyrën më paqësore dhe duke garantuar asnjë lloj vështirësie veçse mikpritje për samitin e krerëve të qeverive të vendeve të BE-së por duke nderuar Shqipërinë në një përfaqësim tjetër që bën Edi Rama. Cila do të jetë dita do ta përcaktojë kryesia e Partisë por është rast për çdo shqiptar. Të vërtetat e mëdha të kombit duhet të dalin një nga një” tha ai.
Më pas Sali Berisha denoncoi ministren Belinda Balluku. “Hap Balluku tenderin e skarpateve, ia jep kompanisë Gjoka. Unë nuk kisha dëgjuar gjatë karrierës sime 30 vjeçare këtë. Ajo që ndërton rrugën ka edhe skarpatet. Ajo është vërsulur mbi pasuritë e shqiptarëve e papërmbajtur. Zbaton urdhrat e Ramës.
Ajo në rrugën e Arbrit dhe Kardhiq- Delvinë, i kushton vendit 60-80 milionë euro. Këto do të dalin. U them kompanive, duke shprehur respektin më të madh për çdo punë të ligjshme, PD do të jetë e papajtueshme me çdo përfitim anti-ligjor që ata bëjnë. Çfarë do të thotë 20 milionë euro skarpate. Po 300 milionë euro që janë harxhuar deri tani për çfarë ishin.
Është kot t’ia citosh emrin asaj zonje, është vasale mekanike e Ramës, bën çfarë i thotë ai dhe kaq. Ajo po shkel rregullat, ligjet, po abuzon me fondet. Merrni rastin e fundit. Shikoni çfarë hajdutërie, për të sistemua me rrugë anësore aksin Lekaj- Fier 46 km hap tenderin me 340 milionë euro, 7 milionë euro/km. Ndërkohë që ndërtimi i autostradës kushton 3 milionë euro për km. Pse nuk zgjeron rrugën Tiranë- Durrës, apo Shkodër- Lezhë. Këto dyja janë akset më problematike në vend”, tha Berisha.
LIVE-Berisha: Skandali me Bitcoin, call-center-at nën mbrojtjen e Olsi Ramës