-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ronaldo: United më futi në kurth, po fitova Botërorin pensionohem nga futbolli

Kryesoret

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se nëse Portugalia fiton Kupën e Botës do të tërhiqet nga futbolli. “Trajneri ynë është fantastik dhe unë jam optimist. Kemi një brez të shkëlqyer futbollistësh dhe mezi pres të fillojë Botërori. Do të jetë e vështirë. Nëse arrijmë të fitojmë trofeun, atëherë do të tërhiqem 100% nga futbolli”. Thelbi i intervistës së tij të bujshme ishte sulmi kundër trajnerit Ten Hag dhe Manchester United duke i ndarë rrugët përfundimisht.

“Mendoj se ka pasur një strategji nga klubi, në mënyrë që të reagoj ashtu ndaj tij. Jam shumë i zhgënjyer me komunikimin nga Manchester United. Unë kurrë nuk kam pasur problem me asnjë ekip. Më pas më dënuan me tre ndeshje. Ishte e turpshme, djali im u habit që nuk shkova në stadium. Nuk jam perfekt, gabova, por dënimi ishte i tepërt. Mendoj se nuk më respektuan. Mora një vendim për të cilin jam penduar. I kërkova falje shokëve të mi, por trajneri nuk më respektoi. Ai në konferencën për shtyp tha se do të fliste me mua, por kjo ishte vetëm për mediat. Kush nuk më respekton, atëherë nuk do ta respektoj.

Nuk mund të them asgjë tani. Jam i fokusuar në Botërorin tim të 5-të, ndoshta të fundit. Nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë pas Kupës së Botës, por siç e thashë sërish, tifozët do të jenë gjithmonë në zemrën time. Askush nuk është perfekt, gjithmonë do të bëj gabime, është faza njerëzore.  Kur u ktheva në klub e bëra për të ndihmuar. Por është e vështirë kur të presin këmbët dhe nuk dëgjojnë këshillat e tua” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit