-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga dhuna në familje deri tek vjedhja, arrestohen 11 persona në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale. Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë E. A 38 vjeç u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa E.D 45 vjeç u arrestua pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

A.Th 56 vjeç u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës dhe kunatës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. A., 52 vjeç u arrestua pasi ka goditur me grusht shtetasin T. B., si dhe i ka marrë atij një bagëti.

Ndërsa A. Xh., 44 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;

Gjithashtu D. Ç., 33 vjeç, u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur disa sende personale shtetasit F. O.;

-D. C., 27 vjeç u arrestua pasi ka përndjekur dhe shantazhuar një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin D. P., 58 vjeç u arrestua pasi kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Ndërsa Xh. D.47 vjeç u arrestua pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

A. S 43 vjeç u arrestua pasi duke drejtuar automjetin, në fshatin Brarë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë është dëmtuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

Gjithashtu në pranga ra edhe A. B 34 vjeç  pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve L. L 34 vjeç dhe M. C 26 vjeç u arrestuan  pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. D 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit