Disa detaje të reja janë publikuar nga dosja e inceneratorit të Fierit. SPAK ka bërë me diej se pas zv. presidentit të FSHF-së, pjesë e aferës është dhe anëtarja e komisionit të dhënies së koncesioneve, Eleva Kondi.
Kondi ka udhëtuar me Zoton dhe Mërtit, të gjitha shpenzimet janë paguar nga Zoto.
“Gjithashtu, nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se me datë 26.02.2016 anëtarja e Komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasja Etleva Kondi, ka udhëtuar me vajzën e saj, Evita Kondi, nga Aeroporti i Rinasit, Tiranë, me linjën ajrore “Alitalia” për në destinacionin. qytetin e Romës, Itali. Me datë 28.02.2016 shtetasja Etleva Kondi, së bashku me vajzën e saj, është kthyer për në Shqipëri me linjën ajrore “Alitalia”, nga qyteti i Romës, Itali, së bashku me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Arenc Myrtezani, ky i fundit më vonë është bërë administrator i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatmnet Fier sh.p.k.
Rezulton se biletat e fluturimit me destinacion për në qytetin e Romës, Itali, për shtetasen Etleva Kondi dhe vajzën e saj, janë paguar nga shtetasi Klodian Zoto, në vlerën totale prej 618 Euro. Gjithashtu rezulton se anëtarja e Komisionit të dhënies së koncesionit së bashku me vajzën e saj kanë qëndruar në të njëjtin hotel me shtetasit Mirel Mertiri si dhe Arenc Myrtezani, tek hotel “Baglioni Hotel Regina”, Rome, Itali nga data 26.02.2016 deri në datë 28.02.2016 dhe pagesa e qëndrimit në këtë hotel për të gjithë këta persona, është bërë nga shtetasi Klodian Zoto, në vlerën totale prej 1689.18 Euro, ndërsa vlera e qëndrimit tek ky hotel vetëm për anëtaren e komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasen Etiveva Kondi, ka qenë 842,74 Euro”, thuhet në dosjen e hetimore.