Dy protestues në Divjakë janë arrestuar pasi kanë thyer kabinën e vendosur në hyrje të parkut Kombëtar të Karavastasë.
“Gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, në Divjakë, kanë kryer veprime të dhunshme dhe si pasojë kanë thyer kabinën e vendosur në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës” thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu do të hetohen në gjendje të lirë kryetari i Partisë Demokratike Lushnje Eduart Sharka dhe 4 persona të tjerë.
Protestat e banorëve shpërthyen në Divjakë pasi Ministria e Mjedisit vendosi të aplikonte një tarifë prej 50 lekësh për hyrjen në parkun e Karavastasë.