-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

100 ushtarë nisen me varka dhe kamionë drejt Shkodrës

Kryesoret

Situata në veri është e vështirë për shkak të përmbytjeve. Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e sotme se mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim.

Situata në veri

Mesditën e sotme rrjedha e ujit mori babanë me 2 fëmijët në Bogë të Malësisë së Madhe. Pjetër Rushaj me dy fëmijët po udhëtonin me mjet pranë Përroit të Thatë.

Vajza ka arritur të dalë nga makina dhe është ndihmuar nga një banor i zonës ndërsa fati i babë e bir nuk dihet pasi prej më shumë se 7 orësh janë të zhdukur.

Polumbarët e RENEA-s mbrëmjen e sotme ndërprenë kërkimet për t’i filluar nesër edhe me dronë për të parë nëse i ka nxjerrë uji, pasi shanset që të kenë shpëtuar është thuajse zero.

21 familje në qarkun e Shkodrës janë evakuuar ditën e sotme për shkak të përmbytjeve. Personat e evakuuar nuk kanë pranuar që të shkojnë në konvikt, por te të afërmit e tyre për momentin. Zonat problematike janë disa, por nesër dita pritet që ta gjejë fshatin Obot të mbuluar nga uji.

Situata problematike është edhe në Lezhë. Tre familje janë evakuuar. Zadrima është zona më problematike për shkak të shkarkimeve nga HEC-i i Vaut të Dejës. Forcat e ushtrisë janë në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të prekura.

Tragjedia nga përmbytjet! S’ka shpresë për babë e bir! Dorëzohen polumbarët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit