-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nipi i të moshuarit në Mallakastër tha se i ndjeri ishte sulmuar dhe më pare, reagon policia

Kryesoret

Pasi familjarët e të ndjerit Çaush Shehaj thanë se kjo është hera e dytë që i moshuari sulmohej nga të njëjtë persona.

Ka reaguar policia duke sqaruar se në lidhje me grabitjen e parë  ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Njoftimi i plotë: 

Në vijim të informacionit për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e datës 19.11.2022, në fshatin Klos, Mallakastër, ku shtetasit E. H. dhe M. G. (të arrestuar nga Policia, disa orë pas ngjarjes), nën kërcënimin e armës dhe dhunës, i morën një shumë parash shtetasit Ç. Sh., 89 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë paraditen e sotme, sqarojmë se:

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe vepra penale është riklasifikuar “Vjedhja me pasojë vdekjen” parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Gjithashtu, sqarojmë se edhe për vjedhjen e ndodhur më datë 18 mars 2021, në banesën e shtetasit Ç. Sh., Policia e Mallakastrës, pas denoncimit të bërë nga shtetasi Ç. Sh., ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 20 mars 2021, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit