-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Babi mos qaj para shqiptarëve”, bashkëshorti i Hueyda El Saied rrëfen momentet e vështira që po kalojnë pa artisten

Kryesoret

Bashkëshorti i Hueyda El Saied, Thierry Grosjean, ditën e djeshme në një  intervistë  për emisionin “S’e Luan Topi”, ka folur për momentet e vështira që po kalon bashkë të birin pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij.

Pjesë nga intervista:

E pashë që u preke, si u ndjeve ndërsa i shihje këto pamje?

Është e vështirë, patjetër. Më mungon shumë ajo. Është përherë e vështirë, edhe tani që ka kaluar një vit, përsëri nuk është e lehtë. Por jeta duhet të vazhdojë.

A mund të na përshkruash se si kanë qenë këto 12 muaj për ty dhe Gabrielin pa Hueyda El Saied?

Është një aventurë e re për mua dhe Gabrielin, të jetojmë pa Hueyda El Saied. Nuk është e lehtë për ne siç mund ta imagjinoni. Por ne kemi një familje të madhe, kemi shumë miq. Marrim shumë dashuri nga Shqipëria, nga Tirana dhe njerëzit në përgjithësi. Mundohemi dhe bëjmë më të mirën për të vazhduar jetën pa të. E di vërtetë se na sheh, mua dhe Gabrielin dhe është shumë krenare për gjërat që bëmë gjatë këtyre muajve dhe si e përballuam këtë periudhë.

Është engjëlli juaj mbrojtës?

Po patjetër, që prej fillimit ajo është engjëlli jonë mbrojtës

Që prej largimit të saj ti ke thënë se Gabrieli është më i fortë se ti në përballimin e kësaj situate. Si është përshtatur ai me jetën e re, pa nënën e tij?

Po, pikërisht. Gabriel nuk e ndryshoi mendjen. Pikërisht përpara kësaj interviste më tha ‘babi kujdes, të lutem mos qaj përpara gjithë shqiptarëve kur të shohësh foton e mamit”.

Ai nuk do që ti të qash?

Po, atij nuk i pëlqen aq shumë që unë të qaj, ai është fëmijë, e kupton situatën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit