-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bëri kërdinë në Itali, arrestohet 33-vjeçari në Bubq

Kryesoret

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia shqiptare pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje.

Ai u kap në Bubq dhe pritet të ekstradohet në Itali. Policia ka njoftuar se gjykata e Avelinos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda.

“Kapet në Bubq, Krujë dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një 33-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje me pasoja të rënda.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan operacionin policor të koduar “Vendndodhja”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

– E. Sh., 33 vjeç, banues në Bubq, Krujë,” ka bërë me dije policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit