Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e çiftit shqiptar mbrëmjen e djeshme.
Flonino Mërkuri, 23 vjeç është partneri i Vera Myrtajt (Mynevere Karabollaj).
Mërkuri dhe Myrtaj ishin në banesën e tyre kur ish-bashkëshorti i 38-vjeçares u shfaq në derën e shtëpisë me armë zjarri në dorë.
Të tre patën një konflikt pasi ish-burri i shqiptares nuk e pranonte lidhjen e saj të re. Më pas, ai i qëlloi të dy dhe i la të vdekur. Autori i krimit, gjithashtu shqiptar është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë që policia u njoftua nga vajza e viktimës me autorin e ngjarjes pasi kjo e fundit nuk kishte mundur të kontaktonte me mamanë e saj.
I masakroi me thikë bashkatdhetari? Gjenden të vdekur çifti shqiptar në Itali