-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandanti i KFOR takim me Sveçlan në Bruksel/ Mesazhi që dha për qytetarët!

Kryesoret

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia është takuar të hënën në mbrëmje me ministrin e mbrojtjes, Xhelal Sveçla. Ky takim vjen disa orë pasi kanë dështuar bisedimet në Bruksel për çështjen e targave.

Siç thuhet në komunikatë, komandanti u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin çdo veprim që mund të çojë në përkeqësim të situatës. Ai iu ka bërë thirrje palëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të marrin pjesë aktive në ruajtjen e sigurisë. Ai theksoi se është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri, pas tensioneve në gusht.

“Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, duke përfshirë Komandantin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të Organizatave të Sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë. të Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë thuhet se KFOR’i është vigjilent në raport me situatën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit