-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e hodhi nga ballkoni në Tiranë? Del fotoja e fundit e vajzës

Kryesoret

Publikohet fotoja e momentit kur 22-vjeçarja nga Kenia, lë ambientet e kazinosë ku punonte në Tiranë, rreth 2 orë përpara se të dhunohej barbarisht nga persona ende të paindentifikuar.

Klan ka siguruar këtë foto nga kamerat e kazinosë ku shihet e reja, Xhoi, në shoqërinë e një vajze tjetër, e cila rezuton të jetë shoqja e saj e dhomës.

Pamjet ku shfaqet 22-vjeçarja nga Kenia janë fiksuar në orët e para të mëngjesit të datës 13 Gusht, sapo ajo kishte përfunduar turnin e punës në kazino.

Pasi mbylli orarin, ajo u dërgua me furgonin e punës në hostelin ku strehohej pranë zonës së njohur si vilat gjermane, në këtë godinë 3 katëshe ku dyshohet se dhe u dhunua.

Në një shishe me konjak që u gjet në dhomën e saj po kërkohet për gjurmë. Përgjigje pritet dhe nga analizimi i tabulateve telefonike të saj.

Në pyetje janë marrë kolegët e punës, vajza me të cilën jetonte dhe shoferi i punës që e dërgoi në banesë. E reja nga Kenia vijon të jetë në kujdesin intensiv të mjekëve të Spitalit të Traumës, në gjendje të rënduar shëndetësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit