-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken kritikon FIFA-n që ndaloi shiritat “OneLove”

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e quajti “shqetësues” vendimin e FIFA-s që të ndalohen shiritat e krahut që promovojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ, në Kupën e Botës në Katar.

Duke folur pas ndeshjes mes SHBA-së dhe Uellsit në Kupën e Botës, që përfundoi me rezultat 1:1, Blinken tha se asnjë skuadër nuk duhet të detyrohet të zgjedhë mes pjesëmarrjes në Botëror dhe “mbështetjes së vlerave të veta”.

Anglia, Gjermania dhe pesë skuadra të tjera evropiane i anuluan planet për të mbajtur në krahë shirita të frymëzuar nga flamuri i ylberit dhe motoja “Një dashuri” për shkak të kërcënimeve për ndëshkime disiplinore nga FIFA.

Vetëm disa orë para se të niste ndeshja e parë ku ishte paralajmëruar se lojtarët do t’i mbanin këta shirita të hënën, organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, paralajmëroi se lojtarët do të ndëshkoheshin menjëherë me karton të verdhë – dy kartonë të verdhë bëjnë që lojtarët të përjashtohen nga ajo ndeshje dhe nga ndeshja e radhës.

Këta shirita ishin cilësuar si protestë simbolike ndaj ligjeve në Katar, nikoqir i Kupës së Botës, ku homoseksualiteti është ilegal. Vendimi i FIFA-s për t’i ndaluar shiritat është kritikuar në Evropë./REL

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit