-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështimi i negociatave Kurti-Vuçiç, SHBA: Jemi të zhgënjyer, të ruhet paqja

Kryesoret

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka deklaruar se SHBA-ja është tejet e zhgënjyer me liderët e Kosovës dhe Serbisë, pas mospajtimit për targat në Bruksel.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të DASH-it, Price bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të punojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën të bien dakord sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë”, thuhet në deklaratë.

Tutje, DASH thekson se Kurti dhe Vuçiq do të duhej të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë paqen e fituar me dekada të vështira në një rajon tashmë të brishtë.

“Ne i bashkohemi BE-së për t’i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë menjëherë çdo masë të planifikuar që do të përshkallëzonte tensionet, përfshirë vendosjen e gjobave të automjeteve”.

“Të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, të përmbushin detyrimet e tyre sipas Dialogut të lehtësuar nga BE dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”, deklaron Price.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit