Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar ndaj arrestimit të policit Klisman Nikolli, si hajdut në Itali.
Salianji është shprehur se ky është një rast skandaloz dhe se qeveria po merr sugjerimet nga bandat për ti vendosur në radhët e policisë.
“Ditên punon në patrullën e përgjithshme të policisë, natën kapet në Itali duke vjedhur banesa. Rasti skandaloz nuk është i vetmi, qeveria përzgjedh, rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici.
Këta i ka të ngjashëm, me këta kryen paligjshmëritë, lejon kultivimin dhe trafikun e drogës, lejon kontrabandën dhe ndërtimet, këta maskarenj i ka vendosur në shpinë popullit!
Dita po u vjen! Protesto!” ka shkruar ai në Facebook.