Klisman Nikolli, i cili mbante detyrën si polic patrulle në Lezhë, 27 vjeç është arrestuar nga autoritet italiane pasi dyshohet për një sërë vjedhjesh në zonat e Venetos dhe Friulit.
Ai bashkëpunonte me Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç dhe të tre akuzohen për 18 vjedhje. Ata u kapën në tentativë për tu kthyer në vendin e tyre, teksa po prisnin dikë që ti dërgonte në aeroport.
Pas një vjedhjeje të kryer në San Michele është përgjuar një “BMW” e dyshimtë, e lidhur me goditje të tjera. Pasi u identifikua targa, karabinierët zbulojnë se ajo kishte si destinacion një “Bed & Breakfast” (hotel), ku Nikolli, Bilani dhe Koca ishin regjistruar rregullisht.
Ndërkohë që prokuroria ka gjetur 119 bizhuteri ari, mes tyre dy unaza martese me datë dhe emrin e një gruaje, 9 kapele bejsbolli, një fresibël dhe kaçavida.