-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Furnizohuni me batanije”, ukrainasit bëhen gati për dimër të ashpër

Kryesoret

Ukraina mund të përballet me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike deri në mars, tha një ekspert i energjisë, për shkak të asaj që një zyrtar tjetër e përshkroi të martën si dëm “kolosal” të shkaktuar në rrjetin elektrik të Ukrainës nga sulmet ajrore ruse.

Ukrainasve u është kërkuar të furnizohen me rezerva, të evakuojnë zonat më të prekura – apo edhe të mendojnë të largohen krejt nga vendi.

Sergey Kovalenko, drejtor ekzekutiv i ofruesit privat të energjisë DTEK Yasno, tha se kompania ishte udhëzuar nga operatori shtetëror i rrjetit të Ukrainës të rifillojë ndërprerjet emergjente të rrymës në zonat që mbulon, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe rajonin lindor Dnjipropetrovsk.

“Edhe pse tani ka më pak ndërprerje, dua që të gjithë ta kuptojnë: Sipas shumë gjasave, ukrainasve do t’iu duhet të jetojnë me ndërprerje deri të paktën në fund të marsit,” paralajmëroi Kovalenko në një postim në Facebook.

“Mendoj se duhet të përgatitemi për opsione të ndryshme, madje edhe më të këqijat. Mblidhni rroba të ngrohta, batanije, mendoni se çfarë do t’ju ndihmonte ta kaloni një ndërprerje të gjatë të rrymës”, tha ai, duke iu drejtuar banorëve ukrainas./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit