Anëtarja e kryesisë së PD-së, Edit Harxhi ka njoftuar se demokratët e përfaqësuar nga Sali Berisha kanë ngritur një padi pranë gjykatës së Tiranës për Lulzim Bashën.
Basha ka qenë lideri i PD-së nga 2013 deri në mars të 2022. Edit Harxhi ka njoftuar se Gjykata ka akoma të regjistruar Partinë Demokratike në emër të Lulzim Bashës dhe ka kërkuar heqjen e këtij të fundit nga regjistri i partive politike. Sipas saj kjo duhet të vijë pasi vetë Basha ka dhënë dorëheqjen.
“Unë kërkova ndryshimin e objekt padisë, pikërisht çregjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike të gjykatës si kryetari i PD-së, pasi ky është një fakt i njohur botërisht se Basha ka dhënë dorëheqjen. Kjo u pranua sot dhe seanca tjetër do të jetë mbas disa javës,” tha Harxhi për mediat.