-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndeshjet e Botërorit, policia rrit vigjilencën për bastet

Kryesoret

Një person është arrestuar në Kavajë pasi është kapur duke vendosur baste sportive.

Ai u kap duke vendosur skedina nga telefoni i tij, i cili është sekuestruar nga policia.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi:

T. X., 28 vjeç, banues në Luz, pasi u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.” ka bërë me dije policia.

Kupa e Botës që po zhvillohet në Katar mund të jetë shkak për vendosjen e basteve sportive, ç’ka po rrit dhe kontrollet nga policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit