Policia e Tepelenës ka arrestuar 27-vjeçarin e shpallur në kërkim, Edison Lama.
27-vjeçari ishte dënuar më parë me 10 muaj burg për moskallëzim të krimit nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër.
Në janar të vitit 2019, Lama ishte pasagjer në një automjet të tipit “Volkswagen”, në të cilin u gjetën lëndë narkotike pas kontrolleve të kryera nga policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.