-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nuk është e vërtetë që KESH e shiti energjinë 4 herë më lirë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmet në media dhe akuzat e opozitës se KESH ka shitur energji elektrike tre deri në katër herë më lirë sesa çmimi në bursë. Ai e ka quajtur gënjeshtër që po përdoret për të nxitur urrejtje ndaj qeverisë.

“Gënjehet pa të keq fare, sikur këndohet, bjeri t’i biem, një orkestër e tërë e injorancës dhe ligësisë, kanal më kanal portal më portal, shifra futja kot, fjalë rromapërtoma për të helmuar popullin e nxitur urrejtjen ndaj qeverisë! Deri në pikën që s’ka më asnjë logjikë…” shkruan ai.

KESH shiti 8040 MWh energji të ndarë në tre lote ku pjesa më e madhe e energjisë u shit me një çmim prej 73.19 ndërkohë dy lotet e tjera janë shitur me çmim të ponderuar 101.88 euro/Mwh dhe 100.75 MWh. Çmimi mestar i ponduar për të gjithë procedurën sipas peshës rezulton në 82.36 euro MWh.

Çmimi është tre herë më i ulët se çmimi që ka sot një MWh energji në Bursën Hungareze ku në bazë është 248 euro/MWH ndërkohë që në pik 313 euro/MWh. Për datën 22 nëntor çmimi në bursë ishte 217 euro për MWh me një rënie me rreth 13 për qind në raport me një ditë më parë dhe në pik ky çmim është 268 euro/MWh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit